Mbyllet edicioni jubilar i Green Fest, mbi 10 mijë pjesëmarrës në Mitrovicë

Mbyllet edicioni jubilar i Green Fest, mbi 10 mijë pjesëmarrës në Mitrovicë

Me mbi 10,000 vizitorë përgjatë pesë ditëve, përfundoi mbrëmë edicioni i 15-të i Green Fest, festivali më i madh i artit dhe mjedisit në Kosovë. Këtë vit, festivali u zhvillua nën temën “Toksiciteti”, duke trajtuar përmes artit dhe aktiviteteve të shumta format e dukshme dhe të padukshme të ndotjes. Programi përfshiu koncerte, ekspozita, filma dokumentarë, uorkshope dhe aktivitete sportive e rekreative që bashkuan qytetarë, artistë e aktivistë të shumtë. Mes momenteve më të veçanta ishin rikthimi i Armend Rexhepagiqit në Mitrovicë, performanca e Yll Limanit si dhe bendeve e DJ-ve të shumtë përgjatë tre netëve. Vlen të theksohet edhe premiera e dokumentarëve “Rot in Routine” nga Gentiana Shyti dhe Engjëllushe Avdiu si dhe filmi “Kur pemët flasin” nga Qëndrim Gashi, prodhuar në kuadër të programeve...