Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Honore de Balzak, shkrimtari i madh francez
Honoré de Balzak ishte një shkrimtar francez i shekullit të 19-të. Ai lindi më 20 maj 1799 në Tours, dhe konsiderohet një nga mendjet më të ndritura të botës së letrave. Në vitet 1820, kur Honoré de Balzak vendosi të bëhej shkrimtar, në Francë romani ishte ende një zhanër i parëndësishëm letrar. Ashtu si Volteri, francezët e shkolluar preferuan poezinë dhe tragjeditë e mëdha, ku virtyti, e vërteta, entuziazmi dhe shpresa, marshonin solemnisht nëpër faqe. Si rezultat, romancierët bashkëkohorë francezë thuajse turpëroheshin për prozën e tyre. Shumë botuan me pseudonime: burrat, sepse toni i tyre kishte tendencë të lehtë, shkollor dhe shumë antiklerikal; gratë, sepse e dinin që do pasoheshin nga mosmarrëveshje, do shiheshin shtrembër nëse shkruanin haptas për botim. Viktor Hygoi e konsideroi Balzakun si një...