“Populli izraelit dëshiron fundin e luftës”/ Protestë historike në Tel Aviv, 500 mijë njerëz kërkojnë lirimin e pengjeve

“Populli izraelit dëshiron fundin e luftës”/ Protestë historike në Tel Aviv, 500 mijë njerëz kërkojnë lirimin e pengjeve

Forumi i Familjeve të Pengjeve Izraelite ka njoftuar se rreth 500 mijë njerëz u mblodhën të dielën në mbrëmje në Sheshin e Pengjeve dhe rrugët përreth në Tel Aviv, në një protestë të madhe që kërkonte nga qeveria izraelite arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve. Sipas deklaratës së Forumit, të cituar nga Times of Israel, demonstrata kishte për qëllim të dërgonte një mesazh të qartë: “I gjithë populli izraelit dëshiron lirimin e të gjithë pengjeve dhe fundin e luftës.” Organizatorët thonë se numri i përgjithshëm i protestuesve në dhjetëra demonstrata të mbajtura njëkohësisht në mbarë Izraelin ka arritur në një milion vetë. Ndërkohë, autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende shifra zyrtare për pjesëmarrjen. Që prej sulmit të 7 tetorit nga grupi Hamas, qindra...