Përfshihet nga flakët një servis automjetesh në Patos, dy zjarrfikëse në vendngjarje

Pjesa e pasme e një servisi automjetesh është përshirë nga flakët disa minuta më parë pranë vendit të quajtur “Kthesa e Patosit”.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete zjarrfikëse të cilat po bëjnë të mundur neutralizimin e flakëve si dhe policia së bashku me grupin hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.
Ndërkohë që e gjithë zona është mbuluar nga tymi , dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Top Channel