Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Spanjë tre javë në temperatura mbi 40 gradë, kryeministri Sanchez del me një propozim të ri
Spanja hyn në javën e tretë të temperaturave të larta mbi 40 gradë, ndërkohë që zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me flakët në veriperëndim dhe perëndim të vendit, me njësi të ushtrisë të vendosura për të ndihmuar në kontrollin e flakëve. Franca dhe Italia po e ndihmojnë në përballimin e vatrave në rajonet e Kastiljes dhe Leonit, Galicisë, Asturias dhe Extremadurës. Rreth 10 rrugë mbeten të mbyllura në të gjithë vendin, si dhe linja e trenit midis Madridit dhe Galicisë. Shërbimet e emergjencës në Galicia dërguan mesazhe alarmi duke u bërë thirrje banorëve në dhjetëra qytete të marrin masa paraprake. Kryeministri Pedro Sanchez propozoi një “pakt kombëtar” për t’u përballur me emergjencën klimatike, ndërsa vizitoi një rajon perëndimor që po lufton me zjarre shkatërruese. “Qeveria e...