Sherr në Ksamil për marrjen me qira të jet-ski-së, 3 të shoqëruar në Komisariat

Sherr në Ksamil për marrjen me qira të jet-ski-së, 3 të shoqëruar në Komisariat

Një sherr për marrjen me qira të një Jet-ski në Ksamil, ka degjeneruar në konflikt fizik mes tre personave. Ngjarja ka ndodhur rreth orëd  16:30 pranë plazhit "Bora Bora", në Ksamil. Për motive të dobëta, shtetasit Sajmir Dajka dhe Shpëtim Kreçi janë konfliktuar me shtetasin Julian Hoxha, lindur në Elbasan dhe mbajtës i pasaportes angleze. Konflikti ka nisur pas mosdakortësimit të orarit për  marrjen me qira të një mjeti ujor Jet- ski. Palët dhe personat që kanë qënë prezent janë shoqëruar në Komisariat dhe po punohet nga policia në lidhje me rastin. Para pak ditësh Sajmir Dajka u gjobit nga Policia Kufitare me 100.000 lekë të reja gjobë për shkelje të perimetrit të sigurisë për mjetet lundruese.