Bllokohen 35 mjete lundruese, mes tyre “Lamborghini” i kthyer në skaf

Bllokohen 35 mjete lundruese, mes tyre “Lamborghini” i kthyer në skaf

Jet ski TIRANË-Nga Komani në Ksamil, janë kontrolluar 525 mjete lundruese, kryesisht Jet Ski, skafe dhe gomone. Si rezultat i kontrolleve nga ana e policisë janë bllokuar për mungesë dokumentacioni, dhe për shkeljen e perimetrit të sigurisë 35 mjete lundruese, si dhe janë ndëshkuar pronarët e tyre, me masa administrative. Mes mjeteve të bllokuara është edhe një makinë tip “Lamborghini” me ngjyrë të kuqe, e kthyer në Jet Ski, i dyti ky pas atij të bllokuar më shumë se një javë më parë. Po ashtu gjatë kontrolleve u gjet edhe një gomone e vjedhur në Lefkadha të Greqisë, teksa vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Njoftimi i policisë: Vijon monitorimi intensiv nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare. Si...