Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Më shumë se 200 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur në rajonin Buner në veriperëndim të Pakistanit
Dëmet që i kanë lënë mbrapa shirat e rrëmbyeshëm. Më shumë se 200 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur në rajonin Buner në veriperëndim të Pakistanit, si pasojë e vërshimeve shkatërruese dhe rrëshqitjeve të dheut. Si pasojë e vërshimeve kanë vdekur më shumë se 300 persona në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani në ditët e fundit. Numri më i madh i viktimave është regjistruar në provincën Kiber Paktunkva. Autoritetet frikësohen se numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë thënë se i kanë varrosur tetë trupa të paidentifikuar, sepse asnjë familjar i tyre nuk ka qenë i gjallë. Shirat e rrëmbyeshëm në periudhën qershor-shtator sjellin rreth tre të katërtat e reshjeve vjetore në Azinë Jugore. Vetëm këtë vit,...