Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Liderët evropianë i bashkohen Zelenskyt në takimin me Trumpin në Uashington
Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Liderët evropianë do t’i bashkohen presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në takimin e tij me presidentin amerikan, Donald Trump të hënën në Uashington. Lajmin e ka bërë të ditur shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen. Vendimi duket se është në marrë për të parandaluar përsëritjen e një takimi të tensionuar mes Trumpit dhe Zelenskyt, siç ka qenë ai i shkurtit në Shtëpinë e Bardhë. Prezenca e liderëve evropianë në anën e Zelenskyt, demonstron mbështetjen evropiane për Ukrainën dhe mund t’i ulë shqetësimet në Kiev dhe kryeqytetet tjera evropiane lidhur me kushtet e një marrëveshjeje për paqe. Përveç von der Leyenit, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar udhëheqësit e Gjermanisë, Britanisë së...