Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Subvencionet, 20 mln euro fermerëve/ Përfitojnë ata që kanë nipt individual, por nuk duhet të rezultojnë debitorë në tatime
20 milionë euro janë në funksion të Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, këto para do të subvencionojnë të gjithë fermerët që kanë një nipt individual, si dhe për shoqëritë e bashkimit bujqësor. Thirrja e Skemës së Investimeve fokusohet në 9 masa mbështetëse të cilat nxisin zhvillim rural dhe modernizimin e fermave shqiptare. Mbështeta financiare ka vlerë të ndryshme për çdo masë, por që një fermer të shpallet fitues i kësaj thirrje ai nuk duhet të jetë debitor ndaj sistemit të sigurimeve apo tatimeve. Për të gjitha rastet mbështetja jepet deri në 50% të vlerës së investimit . “Për ndërtimin e serave diellore mbështetja arrin deri në 15 milion lekë për Ha për serat e reja. Ndërsa për mbjelljet e reja me pemë frutore mbështetja shkon...