‘Kthehu…mos prek’! Përplasje në Shëngjergj, banorët: Një pukjan po na merr ujin me dhunë

‘Kthehu…mos prek’! Përplasje në Shëngjergj, banorët: Një pukjan po na merr ujin me dhunë

PAMJE NGA NGJARJA TIRANË-Uji tashmë nuk prodhon më vetëm protesta dhe tubime, por së fundmi edhe dhunë! Tensione dhe përplasje fizike janë raportuar në fshatin Shëngjergj të Tiranës, ku shkak është bërë një burim uji. Sipas banorëve burimi i Krullisë në fshatin Shëngjergj po merret me dhunë nga një individ me origjinë nga Puka që e shet ujin me emrin e fshatit.  Një banore e zonës denoncon se personat që po tentojnë të marrin burimin kanë nisur punën në mes të natës, duke shtyrë e goditur gratë dhe burrat e fshatit të cilët ruajnë burimin. Në pamjet e publikuara në JOQ, shihet teksa banorët përplasen në pyll me personat të cilët mbajnë në dorë materialet që ju nevojiten për të marrë ujin, duke mos i lejuar të...