Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Ferma e Kafshëve” e George Orwell, një libër që aktualiteti e rikthen për ta rilexuar pas 80 vitesh
Nga Albert Vataj Sot mbushen plot 80 vite qëkur erdhi në ëndjen për të lexuar, për të menduar dhe për të reaguar, një nga monumentet e letërsisë botërore. Ka libra që nuk plaken kurrë, sepse fjala e tyre nuk i përket vetëm kohës në të cilën u shkruan, por ecën përtej saj, duke e sfiduar çdo epokë me të njëjtën forcë. Një i tillë është “Ferma e Kafshëve” i George Orwell, që lindi më 17 gusht 1945 si një alegori satirike kundër tiranisë dhe korrupsionit të pushtetit. Pas gati tetë dekadash, ky libër nuk ka humbur asgjë nga pesha e tij: përkundrazi, aktualiteti e kthen përsëri para nesh si një pasqyrë e hidhur e realitetit, një paralajmërim se revolucioni, idealet dhe barazia mund të shtrembërohen,...