Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Rama sjell Lumin e Shalës, këtë vërshim të kristaltë që gjarpëron në zemër të peizazhit magjik dhe mistik të maleve
                            Nga Albert Vataj Mirëmëngjesi i Kryeministrit Rama, i shoqëruar me urimin për një të diel të mbarë, na vjen sot nga një peizazh që nuk është thjesht pamje, por është frymë, është mall dhe bekim i kësaj toke: Lumi i Shalës. Është si të na sillte një faqe të hapur të librit të natyrës, ku fjala është ujë dhe muzika është gjëmimi i rrjedhës mbi gurë.Ky lum nuk është vetëm freski që shuan etjen e shpirtit, por është një kumt i lashtë, një kujtesë e bardhësisë që mbetet e paprekur, pavarësisht kohëve. Në kthesat e tij si gërsheta të kaltër, ndihen legjendat e malësorëve, psherëtimat e pyjeve, lutjet e heshtura të gurëve që shekuj i kanë parë valët t’i puthin e t’i gërryejnë. Lumi i...