Zjarri në Fushë Arrëz/ Ndërhyrja nga ajri ul intensitetin e flakëve, por ka ende vatra aktive

Zjarri në Fushë Arrëz/ Ndërhyrja nga ajri ul intensitetin e flakëve, por ka ende vatra aktive

Ndërhyrja nga ajri ka ulur intensitetin e flakëve në Fushë Arrëz. “Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe dominuan qiellin dhe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët. Heronjtë e qiellit ulën ndjeshëm intensitetin e zjarreve, duke u ardhur në ndihmë banorëve dhe natyrës në zonën e veshur me kurorën e gjelbër”, njofton Ministria e Mbrojtjes në një postim këtë mbrëmje. Megjithatë, ka ende tre vakte aktive. Krahas ndërhyrjes nga ajri, në operacion janë angazhuar 12 zjarrfikës me 2 mjete zjarrfikëse, 6 efektivë policie me 2 automjete, 40 forca bashkiake, 13 forca të shërbimit pyjor dhe 80 forca ushtarake. Top Channel