Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
‘Onkologjiku 33 ditë pa brakiterapi’/ Gazetari ngre alarmin: Kjo është kriminale, kush mban përgjegjësi?!
Spitali Onkologjik në Tiranë vazhdon të jetë pa aparaturën e brakiterapisë për më shumë se një muaj, duke lënë dhjetra paciente pa trajtim jetik kundër kancerit gjinekologjik. Gazetari Osman Stafa ka denoncuar situatën si një “akt kriminal”, duke akuzuar institucionet shëndetësore për moskujdesje dhe paaftësi në mirëmbajtjen e pajisjeve. Sipas Stafës, pajisja e brakiterapisë ka dalë jashtë funksionit për shkak të moskryerjes së mirëmbajtjes teknike, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shanset për shërim të pacientëve. “Prej 33 ditësh me radhë, pajisja e brakiterapisë në Spitalin Onkologjik është jashtë funksionit. Kanceri nuk pret tenderat e ministrisë, nuk njeh burokracitë dhe as paaftësinë kriminale të atyre që e kanë kthyer shëndetësinë në çiflig personal,” shkruan Stafa në rrjetet sociale. Postimi i gazetarit Osman Stafa: SPITALI ONKOLOGJIK, 33...