Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Kriza e klubeve të natës: nga New Yorku në Paris, një botë që po shuhet
Klubet e natës në SHBA dhe Evropë po mbyllen me shpejtësi, duke shënuar fundin e një epoke të artë të muzikës dhe vallëzimit. Në dekadën e fundit, rënia ka qenë e dukshme, sidomos pas pandemisë COVID-19 që ndryshoi sjelljet sociale dhe solli krizë ekonomike të rëndë për këtë industri.Brezat e rinj, veçanërisht gjenerata Z, po preferojnë shoqërinë në shtëpi, mbledhje të vogla, festivale apo forma alternative argëtimi, duke lënë pas modelin e “clubbing”-ut që shënoi vitet ’80 dhe ’90. Shifrat flasin qartë: në Francë, numri i klubeve ka rënë nga 6,000 në vetëm 1,400 që nga vitet ’80, ndërsa në Britani 31 për qind e tyre janë mbyllur vetëm mes viteve 2020-2023. Në SHBA, qytete si Los Angeles kanë parë rënie me 20 për qind...