Kultivonin kanabis, 5 në pranga në Skrapar/ Nën hetim kryeplaku, i gjenden armë dhe eksplozivë

foto nga parlecat me kanabis

SKRAPAR- Pesë persona janë arrestuar në Skrapar nga blutë e qytetit, pasi kultivonin dhe shisnin lëndë narkortike. Në pranga kanë rënë Markos Qama, Serxho Hodo (Qama), Altin Zajmi, Emiljano Kapllani dhe Sulejman Çelo.
Policia njofton se në gjendje të lirë do të hetohet kryetari i fshatit Jaupas S.Ç, 46 vjeç për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan 3 krehra arme zjarri automatike, 3 lëndë plasëse eksplozivi si dhe tubi i ujit që dyshohet se është përdorur për të furnizuar me ujë parcelën me 122 bimë narkotike. Bëhet me dije se kryeplaku është vëllai i njërit prej presonave të arrestuar, shtetasit Sulejman Çela.
5 shtetasit në fjalë janë të arrestuar për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultimim i bimëve narkotike”. Gjatë operacionit të koduar “Bashkëpunim” janë asgjësuan 122 bimë narkotike kanabis sativa.
Policia ka ushtruar kontrill në 15 banesa, ku ka sekuestruar 1 armë gjahu çifte, lëndë narkotike cannabis sativa, 7 aparate celularë dhe shumë parash, të cilat dyshone se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të procedimit penal dhe veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive, nga strukturat për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Forcën Operacionale të DVP Berat, nën drejtimin e Prokurorisë Berat, u finalizua operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi”, për goditjen e një grupi që kultivonte dhe shiste lëndë narkotike.
Gjatë këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve:
M. Q., 25 vjeç dhe S. H. (Q)., 30 vjeç (vëllezër), banues në Poliçan;
A. Z., 41 vjeç, banues në fshatin Gostenckë, Skrapar;
E. K., 33 vjeç, banues në Poliçan;
S. Ç., 28 vjeç, banues në fshatin Jaupas, Skrapar.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryetari i fshatit Jaupas, Skrapar, shtetasi S. Ç., 46 vjeç (vëllai i shtetasit të arrestuar S. Ç.).
Gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan 3 krehra arme zjarri automatike, 3 koka të dyshuara me përmbajtje eksplozivi, tub uji që dyshohet se furnizonte parcelën me 122 bimë narkotike.
Gjatë këtij operacioni u ushtruan 15 kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera, ku u sekuestruan në total 1 armë gjahu çifte, lëndë narkotike cannabis sativa, 7 aparate celularë dhe shuma monetare, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.
Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij grupi, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ ZËRI/