Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Ndërpritet puna në pikën kufitare të Qafë Thanës, pala maqedonase me probleme në sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve
                            Puna në pikën kufitare, në dalje të Shqipërisë, është ndërprerë. Sipas njoftimit pala maqedonase ka probleme në sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve. “Njofton DVKM Korçë, se në PKK Qafë Thanë, prej orës 12:50-13:10 është ndërprerë puna në dalje të RSh-së, pasi pala Maqedonase ka pasur probleme në sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve. Për momentin nuk ka fluks të shtuar dhe puna po vazhdon normalisht”, raportojnë autoritetet. Top Channel