Horror në Durrës! 32-vjeçari i dehur tenton të vrasë komshiun, pas sherrit mori makinën…

Horror në Durrës! 32-vjeçari i dehur tenton të vrasë komshiun, pas sherrit mori makinën…

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Durrës, ku një 32-vjeçar ka tentuar të vrasë komshiun. Pas një konflikti për motive të dobëta (fyerje dhe ofendime), i riu tentoi të vriste me automjetin që drejtonte, komshiun e tij, shtetasin L. D., 40 vjeç, banues në Sukth. Ky i fundit, si pasojë e goditjes me automjet, pësoi dëmtime dhe u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku po merr ndihmë mjekësore. Pas kontrollit, rezultoi se autori ishte i dehur pasi kishte konsumuar alkool. “Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh., 32 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”....