FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Gjykata e Posaçme do të shpallë më 16 prill në orën 13:00 vendimin përfundimtar ndaj të akuzuarve për aferën e Inceneratorit të Tiranës. SPAK në pretencën e 7 shkurtit kërkoi 26 vite burg në total për të pandehurit.
Mes të akuzuarve është edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili përballet me akuza të rënda për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash, lidhur me kontratat dhe fondet publike të përfshira në ndërtimin dhe menaxhimin e inceneratorëve në disa qytete.
Pretenca për të pandehurit:
Lefter Koka 4 vjet burg
Bledar Karoli 4 vjet burg
Fatjon Murati 4 vjet burg
Taulant Tushe 4 vjet burg
Namik Simixhi 4 vjet burg
Valbona Ballgjini 2 vjet burg, 4 vjet sherbim prove
Sidita Kopliku 2 vjet burg, 4 vjet sherbim prove
Jetmir Llapaj 2 vjet burg
Inceneratori i Tiranës është sekuestruar nga SPAK që prej verës së vitit 2023, pasi rezultoi se kompania e cila fitoi koncesionin për ndërtimin e inceneratorit me vlerë 128 milionë Euro, ka si pronarë biznesmenët Mirel Mërtiri e Klodian Zoto. Gjatë hetimeve Prokuroria e Posaçme ka konstatuar një sërë parregullsish gjatë procedurës së ndjekur për dhënien e koncesionit dhe po ashtu ka dyshime se ish-funksionarët publikë kanë bashkëpunuar me Klodian Zoton për të bërë gati të gjitha dokumentet për të fituar koncesionin për rehabilitimin e landfillit dhe ndërtimin e inceneratorit të Tiranës./ZËRI
