Kultivonin dhe shisnin kanabis/ Arrestohen 5 persona në Skrapar, nën hetim kryeplaku

Kultivonin dhe shisnin kanabis/ Arrestohen 5 persona në Skrapar, nën hetim kryeplaku

Pesë persona janë arrestuar nga policia, pasi kultivonin dhe shisnin kanabis. Konkretisht në pranga kanë rënë Markos Qama, Serxho Hodo (Qama), Altin Zajmi, Emiljano Kapllani dhe Sulejman Çelo. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet kryetari i fshatit për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Gjithashtu gjatë operacionit janë asgjësuan 122 bimë narkotike kanabis sativa. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Në kuadër të procedimit penal dhe veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive, nga strukturat për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Forcën Operacionale të DVP Berat, nën drejtimin e Prokurorisë Berat, u finalizua operacioni policor i koduar "Bashkëpunimi", për goditjen e një grupi që kultivonte dhe shiste...