Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘Fustanella Festival’ sjell në skenë Kolë Lacën dhe Arbëreshë – një përjetim muzikor
Sot, më 16 gusht, Fustanella Festival, në Dhërmi, sjell një mbrëmje të veçantë që shpalos dy dimensione të fuqishme të muzikës shqiptare, nga eksperimentimi elektronik i Kolë Lacës te thellësitë shpirtërore të këngës popullore me Arbëreshë. Publikut do t’i prezantohet një performancë e veçantë nga Kolë Laca (pjesë e grupit muzikor Shkodra Elektronike), me projektin e tij më të ri: Byzantronica (Hybrid Live Set), një eksperiment muzikor që sfidon kufijtë kulturorë dhe stilistikë të muzikës elektronike. “Byzantronica” është një udhëtim i pasur muzikor, që ndërthur me mjeshtëri ritmet dhe tingujt e Ballkanit, Anadollit, Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Ky set hibrid nuk është thjesht një ftesë për të kërcyer, por edhe për të dëgjuar, reflektuar dhe për t’u zhytur në një botë ku...