Putin pas takimit në Alaska në konferencë me Trump: Siguria në Ukrainë do garantohet

Putin pas takimit në Alaska në konferencë me Trump: Siguria në Ukrainë do garantohet

Takimi i sotëm në Alaskë mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit amerikan Donald Trump u zhvillua në një atmosferë respekti të ndërsjellë. Putin theksoi rëndësinë e fqinjësisë mes dy vendeve dhe kujtoi bashkëpunimin historik gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai u shpreh optimist se kjo trashëgimi e përbashkët dhe dialogu i hapur mund të shërbejnë si bazë për përmirësimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA-së. “Negociatat janë zhvilluar me respekt reciprok. Dua të falënderoj Trump për takimin në Alaskë, sepse kjo tregon që jemi fqinj. Thashë kur dola nga avioni që “Përshëndetje fqinj”. Ishujt që janë të ndarë nga SHBA janë 4 km larg mes dy vendeve tona. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Alaska ishte qendra e furnizimit me armë, por palët u përpoqën...