“Jemi vetëm 4 km larg”, Putin flet në konferencën me Trump: I thashë ‘përshëndetje komshi’

“Jemi vetëm 4 km larg”, Putin flet në konferencën me Trump: I thashë ‘përshëndetje komshi’

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po mbajnë një konferencë për shtyp pas takimit për bisedimet në Alaska. Putin ishte ai që e nisi i pari konferencën për shtyp. Ai tha se e përshëndeti Trumpin si “fqinj”. Putin tha se SHBA-ja dhe Rusia, “edhe pse të ndara nga oqeanet, janë fqinj të afërt”. “Janë vetëm 4 km larg. Jemi fqinj të afërt, dhe kjo është një fakt,” shtoi ai. Për këtë arsye, ai i tha Trumpit “përshëndetje, fqinj” kur shtrënguan duart në pistën e aeroportit më herët gjatë ditës, tha ai. Putin vazhdoi të përshkruajë historinë e Alaskës, e cila dikur ishte pjesë e territorit rus para se t’i shitej SHBA-së në mes të shekullit të 19-të. Ai thekson praninë...