28 vjet më parë vdiq Çesk Zadeja, një nga themeluesit e muzikës klasike shqiptare

28 vjet më parë vdiq Çesk Zadeja, një nga themeluesit e muzikës klasike shqiptare

Çesk Zadeja (Shkodër, 8 qershor 1927 – Romë, 15 gusht 1997) ka qenë kompozitor shqiptar. Zadeja ka lindur në Shkodër, në një familje qytetare. Mësimet e para i mori në vendin e lindjes, në shkollën françeskane, ku krahas mësimit të përgjithshëm, merr dhe njohuritë e para të muzikës. Ka qenë anëtar i korit të Kishës Françeskane që drejtohej nga kompozitori i shquar patër Martin Gjoka dhe më vonë nga Filip Mazreku e Prenk Jakova. Që në vegjëli, në qytetin e lindjes u angazhua në grupet amatore. Shfaqi që herët talentin e tij dhe si nxënës 14-vjeçar studion në Accademia di Santa Cecilia në Romë, Itali, me kompozitorin Umberto Semproni. Ai ishte i njohur për kompozimet e tij, sikurse “Suita e Veriut”, “Suitë korale”, “Skica simfonike”, Poema vokale” etj, derisa ishte dekoruar edhe me “Nderi...