“1 milionë euro dëm në blegtori”/	Ekspertët: U dogjën mijëra bagëti e koshere bletë, shifrat pritet të rriten!

“1 milionë euro dëm në blegtori”/ Ekspertët: U dogjën mijëra bagëti e koshere bletë, shifrat pritet të rriten!

Flakët e zjarrit që dogjën fshatrat e Shqipërisë kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike në familjet që zjarri u dogji shtëpinë apo gjënë e gjallë. Demi më tani, vetëm në sektorin e blegtorisë, dëmi përllogaritet te 1 milion euro, pasi sipas të dhënave janë djegur 1000 koshere bletë dhe 4000 krerë bagëti, por kjo shifër në ditët e ardhshme mund të jetë shumë herë më lartë, pasi trupa inspektuese e veterinerëve ende nuk ka rritur të shkojë të gjithë fshatrat e djegur. “Për të bërë një përllogaritje të thjeshtë, duke pasur parasysh që një koshere bletësh shkon 250-300 euro, nga 1000 bletë të dëmtuar 300 mijë euro dëm kemi vetëm tek bletët. Nëse llogarisim më pas numrin e blegtorisë së djegur që shkon diku tek...