Sërish sherr me thika në Korçë, një 40-vjeçar në gjendje kritike

Sërish sherr me thika në Korçë, një 40-vjeçar në gjendje kritike

Një 40-vjeçar ka mbërritur në gjendje kritike për jetën në Spitalin Rajonal të Korçës pas një konflikti me thika. Sipas burimeve, 40-vjeçari ka pësuar plagë të thella, të dyshuara se janë shkaktuar nga një mjet prerës, thika. Ndërkohë autoritetet po zbardhin ngjarjen. Policia ka nisur hetimet dhe pritet të japë më shumë detaje lidhur me ngjarjen.