Deputeti Kapri merr pjesë në programin e DASH për politikanët e rinj: Mundësi e vyer për të ndërtuar ura bashkëpunimi

Deputeti Kapri merr pjesë në programin e DASH për politikanët e rinj: Mundësi e vyer për të ndërtuar ura bashkëpunimi

Deputeti i zgjedhur i Partisë Mundësia, Erald Kapri, është bërë pjesë e programit të Departamentit Amerikan të Shtetit për liderët e rinj europianë. Kapri ka publikuar foto nga aktiviteti, ndërsa e vlerëson programin si një mundësi të veçantë për politikanët e rinj që të njohin nga afër funksionimin e sistemit federal amerikan, të zhvillojnë takime me zyrtarë të lartë dhe të ndërtojnë ura bashkëpunimi mes vendeve. Po ashtu, gjatë qëndrimit në Uashington, deputeti i zgjedhur për katër vitet e ardhshme, ka zhvilluar takime me Institutin Republikan Amerikan, nga i cili thotë se Partia Mundësia po merr mbështetje për të forcuar projektin politik me theks në vlerat perëndimore si ekonomia e lirë dhe shteti i vogël. “Me mbështetjen e miqve tanë nga Instituti Republikan Amerikan (IRI),...