Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
FOTO/ Shkolla mesazh të ndjerë për 14-vjeçarin e vrarë në Maliq: U bëre engjëlli më i bukur i parajsës
Shkolla ‘Talif Rexhepi’ ku studionte 14-vjeçari që u vra në Maliq ka shkruar një mesazh të ndjerë për nxënësin e tyre. Përmes një postimi në ‘Facebook’, shkolla shkruan se nuk humbën vetëm një nxënës por një të ri plot ëndrra dhe mirësjellje. Në postim theksohet se shkolla nuk do të jetë më njësoj pa të dhe se kujtimet e tij do të mbetën të përjashtme për ta. Shkolla ka shprehur edhe ngushëllime për familjen ndërsa shtoi se 14-vjeçari tashmë është një engjëll dhe më i bukuri në parajsë. Postimi i shkollës ‘Talif Rexhepi’ Lamtumire, ylli ynë i ndritur Erald! Sot zemrat tona janë me te renda se kurrë. Humbëm jo thjesht një nxënës, por një djalë te mrekullueshëm, plot ëndrra, buzëqeshje dhe mirësjellje. Ti ishe...