AKSHI hap thesin teksa të gjithë janë pushim: 8 milionë euro tendera në një muaj, mungesë transparence dhe kompani të preferuara

AKSHI hap thesin teksa të gjithë janë pushim: 8 milionë euro tendera në një muaj, mungesë transparence dhe kompani të preferuara

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur gjatë një muaji procedura prokurimi me një vlerë totale që arrin rreth 8 milionë euro, sipas të dhënave të publikuara në Buletinin e Prokurimeve Publike. Lista e tenderave milionësh për periudhën korrik-gusht nis me procedurën për ngritjen e sistemit për regjistrin elektronik të titujve akademik, gradat shkencore dhe revistës shkencore që botohet në Republikën e Shqipërisë, me një fond limit prej 250 milionë lekësh (pa TVSH). Një tjetër tender milionash është ai për furnizimin dhe vendosjen e një sistemi mbrojtje antidron për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, me vlerë 207.6 milionë lekë (pa TVSH). Një nga procedurat me vlera marramendëse ka qenë edhe mirëmbajtja e Sistemit Informatik të Menaxhimit Financiar (AFMIS) për Ministrinë e Financave, me fond limit 169.4 milionë lekë....