Spanja në luftë me flakët/ Mbyllen rrugët dhe hekurudhat në Galicia, evakuohen banorët, 7 të vdekur

Spanja në luftë me flakët/ Mbyllen rrugët dhe hekurudhat në Galicia, evakuohen banorët, 7 të vdekur

Spanja është duke u përballur me 14 zjarre të mëdha dhe autoritetet paralajmëruan të premten se “kushte të pafavorshme” po e bëjnë më të vështirë luftimin tyre. Si pasojë e zjarreve kanë humbur jetën shtatë njerëz këtë muaj në Spanjë. Vala e të nxehtit, që ka zgjatur 12 ditë, dhe erërat nga jugu, e kanë bërë edhe më sfiduese punën e zjarrfikësve në një nga verat më të vështira për zjarret në 20 vjetët e fundit, tha Virginia Barcones, drejtoreshë e përgjithshme e shërbimeve të emergjencës. “Në pjesën perëndimore të vendit, situata është jashtëzakonisht shqetësuese”, tha Barcones për RTVE. Në Galicia, disa vatra zjarri u bashkuan duke formuar një zjarr edhe më të madh, i cili detyroi mbylljen e rrugëve dhe shërbimeve hekurudhore drejt rajonit....