Situata me zjarret, kryeparlamentarja Spiropali: Respekt për të gjithë ata që luftojnë çdo ditë me flakët

Situata me zjarret, kryeparlamentarja Spiropali: Respekt për të gjithë ata që luftojnë çdo ditë me flakët

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali shpreh mirënjohjen për çdo përpjekje dhe sakrificë të zjarrfikësve në këto ditë të vështira kur vendi u përball me situatë kritike të zjarreve të favorizuar nga temperaturat e larta. Nga 54 vatra sot kanë mbetur vetëm 3 aktive. Spiropali në një postim në rrjetet sociale shprehu respekt për të gjithë ata që luftojnë çdo ditë me flakët. Postimi i plotë Mirënjohje për çdo përpjekje dhe sakrificë; nga 54 vatra, sot kanë mbetur vetëm 3 aktive. Respekt për të gjithë ata që luftojnë çdo ditë me flakët. Në veri, sot që prej orëve të para të mëngjesit angazhimi është ende maksimal: 6 helikopterë janë në mision për shuarjen e çdo vatre. Le të shpresojmë për dëme sa më të pakta dhe...