Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Mozaiku i Kishës Paleokristiane në Antigone, i hapur deri më 22 gusht
Parku Arkeologjik i Antigones, një nga sitet më të rëndësishme historike në jug të Shqipërisë, po mirëpret gjatë kësaj periudhe një numër të lartë vizitorësh vendas dhe të huaj. Natyra përreth dhe historia e pasur e bëjnë këtë park arkeologjik një ndër pikat më të vizituara nga turistët gjatë udhëtimeve të tyre në luginën e Drinos. Mozaiku i Kishës Paleokristiane në “Parkun Arkeologjik Antigone” është një prej objekteve të kultit më të vizituara nga turistët që zgjidhin këtë sit arkeologjik. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se ky mozaik është i hapur për të gjithë vizitorët deri më datën 22 gusht. Mozaiku i Kishës Paleokristiane gjendet në skajin jugor të qytetit antik Antigone, ku ndodhen rrënojat e një objekti...