Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Ardon Jashari për Granit Xhakën: U rritëm me të njëjtin mentalitet fitues dhe ‘zjarr’ brenda vetes
Ardon Jashari, ylli shqiptar i futbollit, së fundmi është transferuar në ekipin e Milanit, ku edhe ka qenë pjesë e një konference për shtyp. Në mesin e diskutimeve, Jashari u pyet nga gazetarët për Granit Xhakën dhe ndikimin që ai ka pasur në formimin e mentalitetit të tij fitues, duke pasur parasysh se, përveç pasionit për futboll, ata ndajnë edhe rrënjët shqiptare. “Xhaka e ka një karakter të fortë dhe është edhe lojtar i madh. Kam mësuar shumë nga ai. Ne jemi rritur njëjtë, ne e kemi këtë mentalitet fituesi, këtë vendosmëri dhe një zjarr brenda vetes. Ne gjithmonë japim gjithçka nga vetja, e kemi atë ‘grintën’ brenda. Kur jemi në fushën e futbollit, duam të fitojmë gjithmonë. Unë dua të kontribuoj dhe ta transmetoj...