Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

Foto ilustruese SHBA- Derisa presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përgatiten të takohen në Alaskë për një takim shumë të rëndësishëm për të biseduar për përfundimin e luftës gati 4-vjeçare në Ukrainë, një ndjenjë pasigurie i ka kapluar kryeqytetet evropiane, veçanërisht Kievin. Takimi i sotëm mes dy liderëve, i pari që nga kthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë në janar, mund të riformësojë jo vetëm kufijtë e ardhshëm të Ukrainës, por edhe sigurinë evropiane, pa i pyetur Kievin apo Brukselin. Trump e ka bërë përfundimin e konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore prioritet kryesor të politikës së jashtme amerikane. Duke qenë i sigurt në aftësitë e tij për të bërë marrëveshje...