Zjarre të mëdha në Bulqizë, Fushë Arrëz, Mirditë dhe Poliçan, Ministria e Mbrojtjes numëron 28 vatra

Zjarre të mëdha në Bulqizë, Fushë Arrëz, Mirditë dhe Poliçan, Ministria e Mbrojtjes numëron 28 vatra

Në 24 orët e fundit ka pasur një përmirësim të dukshëm të situatës nga zjarret në vend, njofton Ministria e Mbrojtjes. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 3 vatra janë aktive dhe 6 janë në monitorim. Aktualisht po punohet me intensitet në këto zona: * Tërnovë (Bashkia Bulqizë) – Zjarri vazhdon të zhvillohet në kurorë me pyje të dendura nga qafa e malit në drejtim të qytetit të vjetër Bulqizë. Në operacion janë angazhuar 8 efektivë të MZSH të bashkisë Bulqizë, 4 forca bashkiake, 6 forca të pyjores, 3 forca policore, të mbështetur nga FA me 30 forca ushtarake dhe 1 helikopter. Po punohet për izolimin e zjarrit. * Xeth (Bashkia Fushë-Arrëz) – Vijon puna për izolimin e zjarrit me...