Rrihet rëndë futbollisti i Skënderbeut në Korçë, arrestohen dy të rinj

Dy 23-vjeçarë janë arrestuar nga policia e Korçës, pasi mesditën e së enjtes kanë dhunuar sulmuesin Saleh Nasr, futbollist i skuadrës së Skënderbeut.
Të dy të arrestuarit kanë goditur disa herë në kokë lojtarin egjiptian, duke i shkaktuar plagë të rënda, por jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Po ashtu, burime nga policia e Korçës bëjnë me dije se janë proceduar penalisht edhe 3 persona të tjerë, të cilët kanë shoqëruar dy të arrestuarit. Pritet komunikata zyrtare e Policisë së Shtetit.
gijotina.com/