Ardon Jashari prezantohet te Milani: “Ëndrra ime po bëhet realitet”

Ardon Jashari prezantohet te Milani: “Ëndrra ime po bëhet realitet”

Pas negociatave të gjata, mesfushori shqiptaro-zviceran Ardon Jashari është zyrtarisht pjesë e Milanit. Klubi kuqezi e prezantoi para mediave, ku lojtari u shpreh se ky transferim ka qenë gjithmonë dëshira e tij dhe se puna për ta realizuar marrëveshjen ka qenë e gjatë dhe e vështirë. “Të luash për këtë klub sjell presion, por është normale. Do të punoj shumë për të shpërblyer besimin,” tha Jashari, duke theksuar se qysh nga kontaktet e para me Igli Taren kishte vendosur ta hidhte këtë hap. Sipas tij, një rol të madh në këtë transferim e kanë pasur edhe Zlatan Ibrahimovic dhe Tare, të cilët i dhanë besim gjatë gjithë procesit. I impresionuar nga Pirlo dhe i lumtur që do të ndajë mesfushën me Luka Modric, Jashari u...