Të arrestuar për korrupsion, GJKKO merr vendimin për ish-gjyqtaren Zamira Vyshka dhe avokatin Ilir Pashaj

Të arrestuar për korrupsion, GJKKO merr vendimin për ish-gjyqtaren Zamira Vyshka dhe avokatin Ilir Pashaj

GJKKO merr vendimin për ish-gjyqtaren Zamira Vyshka dhe avokatin Ilir Pashaj, të arrestuar për korrupsion. Ajo është dënuar me shërbim prove si dhe i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. Ndërkohë Pashaj është shuar masës së sigurimit “Arresti në burg” dhe është urdhëruar lirimi i tij. Të dy ata u vunë në pranga në 2022, nën akuzën për  “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim. Njoftimi:  Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më 07.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11, datë 08.01.2025 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim me...