Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kostot e harresës: Dëmtimi i urës mbi Mat bllokon turistët dhe veriun
Të premten e 8 gushtit, Oltioni, një emigrant shqiptar i kthyer për pushime nga Italia, u nis nga Lezha drejt aeroportit të Rinasit në orën 15:00. Fluturimi për në Itali ishte planifikuar në orën 20:30, por ai e humbi atë. “Në orën 20:30 kisha avionin dhe llogarita të nisesha rreth 5 orë para nga Lezha, që të mbërrija në kohë në Rinas. Por 5 orë nuk mjaftuan për të përshkuar 40 km rrugë, pasi trafiku ishte i jashtëzakonshëm dhe ngela i bllokuar,” thotë i riu. Humbja e avionit i kushtoi atij 400 eurot e biletës dhe andralla të tjera. “Kjo situatë është e papranueshme dhe nuk kishte ndodhur më parë në këtë përmasë,” shtoi ai. Që prej fundit të muajit korrik, rrugët që përshkojnë qarkun...