44 mijë dosje stok, sot gjykohen çështjet e vitit 2017! Kërkohen ambiente të reja për 22 ndihmës në Apel

44 mijë dosje stok, sot gjykohen çështjet e vitit 2017! Kërkohen ambiente të reja për 22 ndihmës në Apel

Tre vjet nga aplikimi i hartës së re gjyqësore që solli shkrirjen e pesë gjykatave të apelit në një të vetme në Tiranë, ende vazhdon i pazgjidhur problemi i ambienteve, ku gjyqtarët e sjellë nga rrethet do të duhet të qëndrojnë. Megjithëse pesë muaj më parë me vendim të qeverisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor i kaluan në pronësi zyrat e drejtorisë së tatimpaguesve të mëdhenj, të cilat do të kthehen në salla gjyqësore për çështjet që shqyrtohen nga i gjithë vendi, çështja e radhës është ku do të qëndrojnë gjyqtarët. Kjo është thirrja e fundit publike, në të cilën Apeli kërkon ambiente të tjera me qira. Sipërfaqja duhet të jetë 50 metra katrorë, dhe aty do të vendosen 22 ndihmës ligjorë që duhet të zbrazin...