Foto ilustruese
SHBA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se nga data 2 shtator 2025 do të hyjnë në fuqi rregulla të reja për procedurat e vizave. Sipas njoftimit, vetëm vizat e tipit B1/B2 që janë ende të vlefshme ose që kanë skaduar prej më pak se 12 muajsh do të mund të rinovohen me postë. Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të veçanta ku bëhet fjalë për udhëtime qeveritare, do të kërkohet që të zhvillohen intervista.
Kështu që me ndryshimin e kushteve, Ambasada i ka bërë thirrje aplikuesve të kontrollojnë faqet zyrtare al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion të detajuar mbi kërkesat, procedurat e aplikimit dhe për t’u informuar mbi statusin e funksionimit të shërbimeve konsullore.
“Duke filluar nga 2 shtatori 2025, vetëm vizat B1/B2 që janë ende të vlefshme OSE që kanë më pak se 12 muaj që kanë skaduar mund të rinovohen me postë. Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet një intervistë. Nxisim aplikuesit për vizë të kontrollojnë faqen e ambasadës al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion më të detajuar mbi kërkesat dhe procedurat e aplikimit për vizë, si dhe për t’u informuar mbi statusin e funksionimit dhe shërbimet e ambasadës,”-bëhet me dije nga Ambasada.
POSTIMI I PLOTË:
