Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Drejtësia e re me “gabime” trashanike; KLGj-ja anulon tenderin 1.7 milionë euro, dokumentet të pasakta!
Institucionet e reja të drejtësisë, të miratuara vite më, parë synonin një reformë radikale në të gjithë sistemin. Nga njëra anë Vetingu, që u përdor si instrument për të larguar gjyqtarët e prokurorët që s’i donte mazoranca, dhe nga ana tjetër institucionet e reja që do kontrollonin pikërisht njerëzit e drejtësisë janë përdorur rëndom deri më tani. Skandalet me vendimmarrjet, por edhe me krerët apo anëtarët e këtyre institucioneve, kanë qenë shpesh herë në qendër të vëmendjes. Disa anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqësor apo Këshillit të Prokurorisë janë akuzuar vetë për shkelje. Disa janë marrë edhe të pandehur, ndërkohë që vizioni dhe misioni i këtyre këshillave deri më tani as nuk është zbatuar. KLGJ-ja shkruan se “drejtësia në Shqipëri do të arrihet kur...