Nesër fillon festivali i filmit në Sarajevë me edicionin e 31-të

Nesër fillon festivali i filmit në Sarajevë me edicionin e 31-të

Me ceremoninë e tapetit të kuq nesër në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës (BeH) do të fillojë Festivali i Filmit në Sarajevë (SFF), i cili këtë vit mbahet për herë të 31-të. Një tapet i kuq me motive tradicionale po përgatitet për ceremoninë e hapjes, e cila do të zhvillohet në Teatrin Kombëtar në Sarajevë. Figura të shumta nga bota e kinemasë rajonale dhe ndërkombëtare do të mblidhen në ceremoni. Festivali do të hapet me shfaqjen e filmit “Paviljon” të regjisorit boshnjak Dino Mustafiq. SFF, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe artistike të Sarajevës, do të paraqesë 50 filma që konkurrojnë në kategori të ndryshme për çmimin “Zemra e Sarajevës”. Shqipërinë në Festivalin e Filmit në Sarajevë do ta përfaqësojë filmi artistik me...