Rama: Të dëmtuarit nga zjarret do të dëmshpërblehen një për një, edhe për bagëtitë e humbura

Rama: Të dëmtuarit nga zjarret do të dëmshpërblehen një për një, edhe për bagëtitë e humbura

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim në rrjetet sociale, ka bërë me dije se 207 shtëpi janë dëmtuar nga zjarret, 40 prej të cilave janë djegur plotësisht. Kreu i qeverisë tha se ka nisur puna për inventarizimin e plotë të dëmeve dhe se të gjithë do të marrin dëmshpërblimet përkatëse, përfshirë edhe për dëmet në bagëti, që deri më tani, janë vlerësuar në 3 619 krerë të humbur, sipas Ramës. “72 orët e fundit ishin tejet të vështira për shkak të zjarreve që patën zhvillim më të madh sesa çdo herë tjetër më parë këtë moment. Në radhë të parë dua që t’ju shpreh ngushëllim kush humbi të afërmin e vet dhe t’ju shpreh gjithë solidaritetin atyre familjeve që faktikisht kanë humbur shtëpinë nga zjarri....