“Iso mbi kalldrëm”, aktiviteti i fundit të gushtit sjell polifoninë në rrugët e Gjirokastrës

“Iso mbi kalldrëm”, aktiviteti i fundit të gushtit sjell polifoninë në rrugët e Gjirokastrës

Në qytetin e Gjirokastrës ka nisur edicioni i dytë i ciklit kulturor “Iso mbi kalldrëm”, një aktivitet që do të zhvillohet gjatë çdo fundjave të muajit gusht. Ky event synon prezantimin e vlerave të isopolifonisë shqiptare, e shpallur nga UNESCO më 25 nëntor 2005 pjesë e trashëgimisë gojore të njerëzimit. Performancat mbahen në sheshet dhe rrugicat me kalldrëm të pazarit karakteristik, si dhe në hapësirën muzeale. Grupet polifonike nga Gjirokastra dhe Jugu interpretojnë këngë të trashëguara ndër breza por dhe krijime të reja. Artistët shpesh përfshijnë në interpretim edhe vizitorët dhe turistët, duke i udhëzuar ti shoqërojnë me ison ,pjesën karakteristike shumëzërëshe të polifonisë. Eventi po tërheq vëmendjen edhe për kostumet tradicionale të risjella dhe të plotësuara me elementë pothuajse të zhdukur, duke i dhënë...