Ndërhyrja konservuese risjell ngjyrat dhe detajet në afresket e “Shën Kollit” të Voskopojës

Ndërhyrja konservuese risjell ngjyrat dhe detajet në afresket e “Shën Kollit” të Voskopojës

Drejtoria rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë njoftoi se ka përfunduar ndërhyrja konservuese në Kishën e “Shën Kollit” në Voskopojë, duke bërë të mundur rikuperimin e ngjyrave, detajeve dhe qartësisë, të afreskeve, që kishin humbur nën shtresat e shkrimeve mbi to. “Një dëshmi e fuqishme se sa shumë mund të rikthehet bukuria e trashëgimisë sonë kur kujdesemi për të”, shkroi DRTK Korçë në rrjetet sociale, duke shpërndarë edhe imazhin e rikuperuar të një shenjtori. Kisha e “Shën Kollit”, e ndërtuar në vitin 1721, është një nga perlat e Voskopojës. Ajo gjendet vetëm 20 minuta larg Korçës. Afresket origjinale të David Selenicës dhe vëllezërve Zografi, së bashku me arkitekturën postbizantine dhe dekorin unik të hajatit, e bëjnë këtë kishë një ndalesë të domosdoshme për çdo udhëtar që...