Zjarret në Kukës dhe Tropojë/ Vatrat e fundit të shuara plotësisht, vijon monitorimi nga strukturat lokale

Zjarret në Kukës dhe Tropojë/ Vatrat e fundit të shuara plotësisht, vijon monitorimi nga strukturat lokale

Në qarkun e Kukësit, deri më tani, nuk janë raportuar raste të reja zjarresh. Dy vatra të reja, të cilat u shfaqën pasditen e së mërkurës në sipërfaqet pyjore të fshatit Bele – pjesë e Parkut Kombëtar “Korab-Koretnik” – si dhe në Rragam të Njësisë Administrative Llugaj në Tropojë, janë shuar plotësisht. Sipas Prefekturës, zjarret janë vënë nën kontroll dhe janë shuar, ndërsa zonat përkatëse vijojnë të mbahen nën monitorim nga strukturat e bashkive për të garantuar sigurinë e plotë. Për shuarjen e flakëve u angazhuan dhjetëra punonjës të shërbimit zjarrfikës, ekipe të emergjencave civile të bashkive Kukës dhe Tropojë, si dhe punonjës të zonave të mbrojtura. Banorët e zonës kanë kontribuar gjithashtu në frenimin e përhapjes së zjarrit. Në bashkinë Has nuk janë raportuar...