Qetësohet situata në fshatrat e Gramshit/ Banorët rikthehen në banesa, vijon groposja e bagëtive të djegura

Qetësohet situata në fshatrat e Gramshit/ Banorët rikthehen në banesa, vijon groposja e bagëtive të djegura

Paraqitet më e qetë situata këtë mëngjes në fshatrat e Gramshit të cilët prej tre ditësh janë përfshirë nga flakët.  Ulja e temperaturave, ulja e intensitetit të erës, por dhe puna e qindra ekipeve të terrenit kanë bërë që sot situata të jetë më e qetë. Ka ende vatra aktive në fshatrat e Skënderbegasit dhe Kodovjatit, por ato po mbahen nën monitorim nga autoritetet dhe po punohet për fikjen e tyre. Kanë filluar ndërkohë të kthehen në banesat e tyre banorët, pasi rrugët janë të hapura dhe nuk përbën rrezik. Më vonë ekipet do të kthehen në fshatra për evidentimin e dëmeve dhe do të kemi një statistikë paraprake. Paralelisht po punohet për groposjen e bagëtive të djegura për evitimin e çdo epidemie të mundshme....