Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama: Situata e zjarreve e përmirësuar falë mundimeve dhe sakrificave, por i neveritur nga…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ditën e sotme në rrjetet sociale lidhur me situatën e zjarreve që kanë përfshirë vendin dhe rajonin. “Dhe me një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme por me rreziqe e të papritura në çdo çast; me neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Europën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri nga Spanja e deri në Turqi, ju uroj një ditë sa më të qetë të gjithëve”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.